Mund të jetë ‘bomba’ e merkatos, Koeman do Salah te Barcelona

Mund të jetë ‘bomba’ e merkatos, Koeman do Salah te Barcelona

17:09, 13/09/2020

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, dëshiron Mohamed Salah dhe egjiptiani është gjithashtu i interesuar për këtë lëvizje.

“Bomba” e merkatos është zbuluar nga Sjak Suart, shok i ngushtë me Koeman.

“E di që Koeman dëshiron Salah dhe e di që gjithashtu Salah e dëshiron kalimin te Barcelona. Unë nuk mund të zbuloj se nga e kam marrë këtë informacion”, tha Suart për “DAZN”.

Salah e filloi në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, pasi realizoi tre gola në fitoren e Liverpoolit ndaj Leeds United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco