Bisedimet me qeverinë, sot Liga Profesioniste zgjedh përfaqësuesit

Bisedimet me qeverinë, sot Liga Profesioniste zgjedh përfaqësuesit

09:34, 12/09/2020

Ditën e sotme Liga Profesioniste e Futbollit po përgatitet për tu ulur në bisedime me përfaqësues të qeverisë.

Për këtë, Liga Profesioniste e Futbollit ka caktuar një takim i cili do të zhvillohet sot në orën 11:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Mes të tjerash, është mësuar se në axhendën e diskutimeve të ditës, do të diskutohet për shtyrjen dhe vazhdimin e bojkotit, nëse do të ketë dakordësi për ta vijuar atë apo jo.

Më tej, një ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës është edhe përzgjedhja e një grupi negociator që do të përfaqësojë interesat e klubeve përballë një grupi pune të përzgjedhur nga qeveria, ku në krye të tij si negociator do të jetë deputeti Fidel Ylli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco