VIDEO/ Alizoti: Nuk më surprizon më Rama, por shoqëria që nuk po reagon nga ky sadist

VIDEO/ Alizoti: Nuk më surprizon më Rama, por shoqëria që nuk po reagon nga ky sadist

21:13, 07/05/2024

I ftuar në emisionin 'A Show' në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të komentuar deklaratat e kryeministrit Rama ishte deputeti i PD, Tomorr Alizoti.

Alizoti është shprehur se Rama është një sadist i cili ka krijuar qeverinë më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Unë hy në njerëzit që mua nuk më surprizon Rama pasi nuk e njoh nga afër, por mua më surprizon  shoqëria shqiptare. Në sytë e mi ai është një njeri pa ndërgjegje, pasi Niçja thotë se një njeri pa ndërgjegje është një përbindësh pasi ndërgjegje është ajo që frenon njerëzit të jenë vrasës sadist.

Ky është një lloj sadisti pasi ka krijuar qeverinë më të korruptuar që nga koha e ilirëve, dhe ky del sot dh thotë që këta janë të poshtër që kanë ngrin atë para këtij, pas tij anash tij. Dëmi më i madh është mos reagimi i shoqërisë shqiptare dhe ka disa nga ato që thonë se ky është një njeri i pashëm, seksi interesant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco