Xhaferri: Veliaj e kërcënoi se do bëhej Pentito, Rama urdhëron SPAK-un t'a marrë të pandehur!

Xhaferri: Veliaj e kërcënoi se do bëhej Pentito, Rama urdhëron SPAK-un t'a marrë të pandehur!

16:29, 07/05/2024

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri në një postim është shprehur se sot Rama lëshoi përfundimisht pasardhësin e tij në tentativë, Erion Veliajn, njeriun që me aferën 5D dhe Djegësin e Tiranës, korrupsionin e çoi në një tjetër nivel, duke vrarë “sekserin” dhe “ryshfetin” dhe duke marrë 100% të parave publike për firmat e tij private në pronësi të eunukëve të tij.

Postimi:

Sot Edi Rama lëshoi përfundimisht pasardhësin e tij në tentativë, Erion Veliajn, njeriun që me aferën 5D dhe Djegësin e Tiranës, korrupsionin e çoi në një tjetër nivel, duke vrarë “sekserin” dhe “ryshfetin” dhe duke marrë 100% të parave publike për firmat e tij private në pronësi të eunukëve të tij.

Veliajn nuk e shpëtojnë më mercenarët në drejtësi dhe në mediet e inceneratorëve pasi ai ka bërë gabimin e pafalshëm duke kërcënuar kreun e Meduzës, kur u shpreh se do bashkëpunojë me kolegët e SPAK për megaaferat ku është përfshirë Rilindja që  operon si Grup i Strukturuar Kriminal

Mesazhi i Ramës drejtuar SPAK në raport me Erion Veliajn ishte krejt i qartë, njësoj si në intervistën në ERTV-në e tij 2 javë më parë që u pasua me fletëthirrjen për Veliajn.

Edi Rama e din shumë mirë se Lali Fiku është i fortë në konjukturë, por jo në elektorat dhe në një parti që funksionon si organizatë kriminale, konjukturat nuk kanë asnjë vlerë kur lideri jep lejen për kurbanin e radhës.

Deviza e Edi Ramës se kush kapet duke vjedhur është tradhtar, është dëshmia më e qartë se ky vend udhëhiqet nga një bandë kriminale ku çdo 6 muaj në emër të jetëgjatësisë së pushtetit të liderit suprem bëhen kurban bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, ndërkohë ata që vjedhin dhe nuk kapen katapultohen në majat më të larta të pushtetit pasi ky regjim mbahet në këmbë vetëm nga paratë e korrupsionit dhe krimit.

Nuk e kemi luksin të presim hienat që shqyejnë njëri-tjetrin por duhet t'i largojmë urgjentisht para

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco