Gjenden të 4 trupat e familjes Arrazi, Agjencia e Mbrojtjes Civile përfundon operacionin

Gjenden të 4 trupat e familjes Arrazi, Agjencia e Mbrojtjes Civile përfundon operacionin

14:25, 07/05/2024

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e konsideroi të përfunduar sot, pas tri ditësh, operacionin e kërkimit të nënës me tre fëmijët që u mbytën në lumin Buna.

Në njoftim thuhet se "nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 mjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësinë e Sigurisë Publike, DVP Shkodër, dhe DRKM, si dhe banorë të njësisë administrative Dajç.

Drejtori i qendrës së Mbrojtjes Rajonale për Veriun, Z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke kordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 "Për Mbrojtjen Civile". Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të ndjera për familjen dhe të afërmit" thuhet në vazhdim. 

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco