VIDEO/ Berisha: Veliaj dhe drejtorët e tij vodhën taksën e shkollës dhe ndërtuan hotelet me 5 yje. Të martën zemërimi juaj gjer në qiell

21:11, 05/05/2024

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se bashkë me drejtorët e bashkisë vodhën taksën e shkollësh dhe ndërtuar hotele me 5 yje në Durrës, Dhërmi dhe Potam.

Duke u ndalur te protesta e radhës para bashkisë së Tiranës, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që ditën e martë të shpërthejnë zemërimin e tyre deri në qiell.

Berisha: E marta po vjen.

Shtroni edhe njëherë pyetjen, si ka mundësi që Arben Ahmetaj ndiqet penalisht dhe shpallet i arrestuar në kërkim i cili ktheu mbrapsh 5 herë kërkesën e Erion Veliajt, garancinë e tij për financimin e vjedhjes së shekullit.

Kurse Erion Veliajt nuk thirret, Erion Veliajt nuk akuzohet njëherë të vetme për 5 kërkesat që i bëri Arben Ahmetajt, Shkëlqim Canit dhe qeveritarëve të tjerë, për mashtrimet që bëri, për detyrimet që kishte.

Të dashur miq!

Këto ishin disa nga çështjet e vjedhjes së shekullit.

Por të mëdha janë vjedhja 100 për qind të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij.

Vjedhjet e parave të taksapaguesve, vjedhjes e taksave tuaja, e taksës së shkollës me të cilat u ndërtuan hotelet me 5 yje në Durrës, Dhërmi, Potom dhe të tjera do të zbulohen përsëri.

Të dashur miq!

Tronditëse, ç’njerëzore ndofta vetëm klanet më të egra të mafias mbi tokë mund të kenë shfrytëzuar tërmetin, këtë fatkeqësi të tmerrshme natyrore, për të prishur dhjetëra pallate dhe shtëpi të qytetarëve të Tiranës, vetëm e vetëm për tu paguar për heqjen e dherave dhe ndërtimin aty të pallateve të krimit, investimin aty të parave të vjedhura.

Mafia shpirt nuk ka, mafia moral nuk ka, por të tejkalojë dhe tërmetin kjo ndodh vetëm në Tiranë, vetëm me Erion Veliajn, vetëm me drejtorat e tij.

Të martën, Zoti ju bekoftë.

Zemërimi juaj në kufi gjer në qiell.

Revolta juaj, fitorja e opozitës.

Fitore, fitore, fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco