Refugjatët në Shqipëri/ Alba Kepi: Kjo marrëveshje mund të anulohet pas 1 viti

Refugjatët në Shqipëri/ Alba Kepi: Kjo marrëveshje mund të anulohet pas 1 viti

20:16, 05/12/2023

Qeveria italiane ka miratuar mbrëmjen e sotme marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për të sjellë në vendin tonë, refugjatët e kapur në det, por të cilët kërkojnë azil në Itali.

Gjatë një bisede online nga Roma me SYRI TV, gazetarja Alba Kepi ka treguar për moderatoren e Edicionit të Mbrëmjes ‘Ora 19’, se kjo marrëveshje mes dy vendeve mund të prishet pas 1 viti, por me një paralajmërim 6 mujor.

‘Një tjetër element i rëndësishëm i marrëveshjes për emigrantët të miratuar nga qeveria italiane sot, është se vetëm pas 1 viti, nga hyrja në fuqi, dy palët, si Shqipërisë ose Italia mund të kërkojnë anulimin e protokollit, por edhe kjo do të bëhet me 6 muaj paralajmërim.

Pala italiane në këtë draft, thuhet se duhet të garantojë kohën që ka premtuar, brenda 28 ditësh, emigrantët që nuk fitojnë të drejtën e azilit, të riatdhesohen.

Në një farë mënyre është më i specifikuar dhe ka vendosur pikat mbi ‘i’.

Mendoj se problematikat ky draft do ti ketë me grupet e interesit, organizatat që mbrojnë të drejtat e emigrantëve, si Amnesty International, që kanë thënë se do ti shkojnë deri në fund, pasi e konsiderojnë jo të rregullt, se emigrantët që nisen për të mbërritur në një vend të BE-së, të transportohen drejt një vendi që nuk është anëtar i Unionit, si Shqipëria.

Nënvizohet gjithashtu se azilkërkuesit në tokën shqiptare do të mbërrijnë vetëm me anë të anijeve ushtarake, të rojes bregdetare, apo të Guardia Di Finanza.

Është e specifikuar se, emigrantët tani do të ndalen në brigjet italiane dhe më pas me mjetet detare italiane do të përcillen drejt Shëngjinit’, u shpreh Alba Kepi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco