VIDEO/ Bylykbashi nga Durrësi: Sot ka dy thirrje, lironi Sali Berishën, çlironi Partinë Demokratike

VIDEO/ Bylykbashi nga Durrësi: Sot ka dy thirrje, lironi Sali Berishën, çlironi Partinë Demokratike

19:41, 13/05/2024

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi duke folur në takimin me simpatizantët në Durrës ka kërkuar që të lirohet nga masa e arrestit kreu i PD-së, Sali Berisha dhe të rikthehet vula aty ku e ka vendin.

Pjesë nga fjala e Oerd Bylykbashit:

Dega e Partisë Demokratike në Durrës është dega më e madhe në Shqipëri, ka treguar se di të fitojë dhe që është në avangardën e PD-së.

Në fundin e shtator 2021, në këtë sallë u bashkuan demokratët dhe në sytë e tyre, pashë ndjesinë e bashkimit. Që nga ajo ditë kemi nisur rrugën e bashkimit të PD-së dhe kthimit tek parimet e saj.

Kjo e sotmja është një etapë e rëndësishme përgjatë këtyre dy vite e gjysëm e më tepër që në rrugëtim jemi përpjekur përditë që ndërkohë që bëjmë beteja politike të bashkohemi.

Ajo që ka një rëndësi themelore përtej çdo lloj ndasie është bashkimi i demokratëve në bazë, që ky vend të bëhet më i mirë. Unë kam bindjen e thellë që vota është në themeltë bashkimit të çdo demokratik.

Sepse vota është ajo që bën bashkë çdo ide ndryshe në një kuti. E kjo na bën ne demokratëve ndryshe nga PS-ja. 

Kemi dhe një qëllim tjetër, rrëzimin e regjimit të Ramës, që nuk është thjeshtë i korruptuar, por është sistem grabitqar. Kanë ngritur një sistem vjedhje ditën për diell, grabitës me ligj.

Kjo është një kauzë e rëndësishme për të gjithë ne demokratëve. Na zien gjaku ne demokratëve, por edhe qytetarëve sepse të gjithë po i vuajnë në kurriz këto padrejtësi.

Sot PD-ja e ka liderin e saj, Sali Berishën të burgosur politik, në një arrest të paligjshëm, antikushtetues, vendim i marrë vetëm me qëllimin që liderin e opozitës ta shkëpusë nga mundësia që të ju drejtojë ju. Por kjo është e pamundur.

Është e pamundur për Edi Ramën, që të shkëpusë Sali Berishën nga demokratët dhe demokratët nga Sali Berisha.

Ne e dimë shumë mirë se si mbahet peng në kaq kohë vula e PD-së. Mund të ishte shumë e thjeshtë të bëhej një vulë tjetër, një parti tjetër. Ishte një opsion.

Por të gjithë ne e dimë se sa mund, përpjekje, sakrifica, por dhe gjak është në themelet e kësaj partie që është e para që solli demokracinë, pluralizmin në një shtet që ishte totalisht diktaturë e cila nuk lejonte kundërshtimin.

Mbajtja peng e kësaj vule është një vepër kriminale e Edi Ramës duke përdorur një gjyqësor të kapur politikisht që është totalisht nën kontrollin e Ramës.

Ka dy thirrje imperative: Lironi Sali Berishën, çlironi Partinë Demokratike.

TAKIMI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco