VIDEO/ Bozdo: Edi Rama u kujdes të rishpallte si strategjike marëdhëniet e tij me Greqinë por shembullin e merr në lindje

20:46, 13/05/2024

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, pjesëmarrës në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, komentoi takimin e Ramës me emigrantët në Greqi.

Bozdo u shpreh se Edi Rama u kujdes të rishpallte si strategjike marëdhëniet e tij me Greqinë, ironike dhe qesharake në të njëjtën kohë pasi pikërisht për këtë dekadë kur ka qenë kryeministër, strategjinë ai e ka gjetur më së shumti në lindje, në orientin e e mësëm e të largët.

Edi Rama u kujdes të rishpallte si strategjike marëdhëniet e tij me Greqinë, ironike dhe qesharake në të njëjtën kohë pasi pikërisht për këtë dekadë kur ka qenë kryeministër, strategjinë ai e ka gjetur më së shumti në lindje , në orientin e e mesëm e tlargët.

E po te mos kishte qen lufta strategjine do e kërkonte dhe do e merrte në Siberi, atje ku partia është shtet dhe shteti është parti.

Edi Rama lëvdoi emigrantët shqiptar qe me sakrifica ja kanë dalë të integrohen ndershmërisht sajë punës dhe përpjekjeve të tyre në shoqërine dhe ekoniminë greke.

Në fakt në fjalimin e më shumë se një ore, këto ishin frazat e vetme me vend, po të mos e dish nga goja e kujt dolën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco