Kuvendi në flakë/ Neza: Nuk ka ndodhur kurrë që diskursi të jetë tërësisht për opozitën

19:13, 05/12/2023

Analisti Sami Neza I fuar në 'Task Force' Syri Tv, u shpreh se kurrë më parë nuk ka ndodhur që diskursi të jetë tërësisht për opozitën, ndërkohë që në fakt në një vend normal duhet të flitet për qeverinë dhe shumë më pak për opozitën.

Përgjatë gjithë disksurit që bëhet qoftë në sferën publike qoftë kudo, propaganda përpiqet të heqë arsyet se pse ndodh ajo gjë në parlament dhe arsyet dihen se cilat janë.

Arsyeja lidhet plotësisht me shkelje kushtetuese të mazhorancës për të arritur deri tek izolimi i qeverisë dhe kush është rrjedhimi i izolimit të opozitës është ajo parajsa që përmendi dhe Basiri për krimin e organizuar shqiptar por edhe për forcimin e krimit të organizuar shqiptar, që ka filluar të kapë majat e krimit të organizuar qoftë europian apo dhe ndërkombëtar.

Domethënë gjithë protesa që bëhet në Parlament nga ana e deputetëve të opozitës është në njëfarë mënyre është njëfarë guide për gjithë qytetarët shqiptarë qoftë për t'i thirrur ndërgjegjes së tyre apo qoftë edhe për ta sqarur secilin prejt tyre, se kjo çështje nuk është një çështje që u përket deputetëve, apo parlamentit a opozitës, por është një çështje që ju përket qytëtarëve shqiptarë, i përket edhe demokracisë edhe pluralizmit.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që diskursi të jetë tërësisht gjatë gjithë kohës për opozitën , pra që qevëria e orienton diskursin të flitet për opozitën të mos flitet për qeverinë, ndërkohë që në fakt në një vend normal duhet të flitet për qeverinë dhe shumë më pak për opozitën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco