Gashi: Aktet e qeverisë frikësojnë qytetarët, Berisha ka bërë opozitën më të fortë këto 2 vite

Gashi: Aktet e qeverisë frikësojnë qytetarët, Berisha ka bërë opozitën më të fortë këto 2 vite

11:53, 04/12/2023

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Kafe Shqeto në SYRI TV ishte analisti dhe gazetari Shpend Gashi.

Gashi është shprehur se jemi në një situatë shumë të vështirë socio-politike pasi njerëzit kanë frikë të dalin dhe të rezistojnë pasi u rrezikohet puna, ndërsa Berisha me shumë problemet që ka pasur ka bërë opozitën më të fortë në këto dy vite kundër regjimit.

"Jemi në situatën e Rajshtagut, pra del fyerje në 4 minuta dhe të gjithë aprovojnë, njerëzit janë të frikësuar nuk mund të flasim sikur është ekuacion matematik që na mungon variabla që të japim konkluzionin në fund, kemi të bëjmë dhe me psiko-analizën.

Populli opozitar është më halle, në PD po ndodh ajo që duhet të kishte ndodh vite më para ku gjaku i ri po zëvendëson gjakun e vjetër. Në kamëz kur isha prezent të gjithë njerëzit ju drejtuan Berishës që të përfaqësohej nga njerëz të ri që të marrë sa më shumë vota nga qytetarët.

edhe unë njëjtë si ju jam për negociata sepse nuk mund të fitojmë dot vetëm, nuk e di interesin e Bashës që po tenton të mbaj të përçarë opozitën por di që Berisha ka bërë opozitën më të fortë në këto dy vite me shumë halle por ka rezistuar fuqishëm.

Grupi i Bashës në vend që të godasë pozitën ata po godasin opozitën, luftëtarët e vet, hajde tani gjeje se çfarë analize të bëjmë për këtë situatë. unë jam për riciklim, sepse nuk mund të flakësh tutje një person që ka 32 vite aty që kontribuon."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco