Jamarbër Malltezi analizon lajmin e VOA: Dosja e SPAK del tullumbace

Jamarbër Malltezi analizon lajmin e VOA: Dosja e SPAK del tullumbace

21:58, 28/11/2023

Jamarbër Malltezi, ka analizuar lajmin e publikuar sot nga Zëri i Amerikës në lidhje me dosjen me anë të të cilës, SPAK e akuzon për korrupsion,  vetëm e vetëm se ai ka marrë tokat që i ka trashëguar nga paardhësit e tij.

Me një status në Facebook, Malltezi shkruan se, dosja e SPAK del tullumbace, ndërsa shkruan se lajmi i Zërit të Amerikës është përgjithësisht korrekt, por mungon zëri i pronarëve.

Reagimi i Jamarbër Malltezit:

Dosja e SPAK del tullumbace. Lajmi i VOA në përgjithësi korrekt, por mund të kish kërkuar prononcim edhe nga pronarët. Kuptohet që

(1) toka ishte e 5 familjeve të pronareve te ligjshëm Tiranas qe kërkuan pronën qysh prej 1995 dhe ju kthye pas 13 vitesh + mbi 2 vite procedura për blerjen e objekteve të rrënuara e të zaptuara mbi zonën e pronarëve (ndryshe nga Carlo që bëhet pronar me 6 firma nga Edi Rama brenda 7 muajsh: 3 VKM, 2 kontrata, 1 apo 2 leje ndërtimi);

(2) dualizmi KRRT-KRTRSh:

2.1. KRRT e Edi Rames ka kaluar 10 ndërrime destinacioni nga Sportive ne Banimi gjatë 2006 (të gjitha ishin për sipërfaqe më të mëdha sesa kjo që kish 3 proces-verbale të vetë Edi Ramës që thosh se janë të zëna forcërisht) dhe KRRTRSh ia ka miratuar te 10 kërkesat Ramës në 2006 dhe nuk ka miratuar disa po e disa jo,

2.2. Vendimet e KRRT kalonin pa emra te familjeve pronare ndaj nuk i kërkon dot KRTRTSh te shtinte fall se kujt i takonte toka;

2.3. Përsa i përket përbërjes së KRRT nuk dimë si ka qenë para 17 vitesh pasi thotë se ka pasur shumicë nga drejtorë që ishin nga qeveria qendrore, POR Bashkia nëse nuk donte të kalonte ndonjë çështje nuk e fuste fare ne rend dite të mbledhjes së KRRT pasi kishte Këshillin Teknik të saj që vendoste se cilën të kalonte dhe cilën jo. Ndaj këtu ka dashur Edi Rama dhe e ka kaluar.

(3) Nënkuptohet, por mungon fakti që ishte kompania Urbaplan e zgjedhur nga Edi Rama qe e propozoi gjithë zonën si zonë banimi qysh në dhjetor 2008. Këto janë me firma nga Edi Rama që e sugjeron zona U-12 si zonë e re urbane me parametra të mesëm dhe të lartë ndërtimi.

(4) Ligji për sportin nuk ka të bëjë fare me destinacionin e tokës. Destinacionin e tokës e përcakton pushteti vendor (Bashkia e Edi Ramës) dhe jo ligji i sporteve. Në çdo qytet të Evropës zonat sportive janë spostuar rregullisht me zgjerimin e qyteteve dhe këtë gjë nuk e kanë zgjidh me ligjin për sportin por me Planin Rregullues urban të qytetit.

Kjo ishte një insinuatë e pisët e spakistave politikë por ia rrëzova në seancën e Apelit të masës. Plani rregullues kërkoi lulishte tek zona Magnet dhe ne morëm Libeskind dhe krijuam jo lulishte por PARK urban më të madh në Tiranë pas Parkut të Madh të Liqenit.

Lajmi ka injoruar insinuatat mbi 10 faqe të SPAK lidhur me qenien apo jo në Planin e Përhapjes dhe nxjerrjen nga Plani i Përhapjes pasi vetë dosjet e SPAK konfirmojnë që kjo nuk ka qenë as në 2004 në Planin e Përhapjes!

Ndaj qartë janë insinuata për të fryrë tullumbacen politike të kryehajdutit Edi Rama.

Në përgjithësi lajm korrekt, por mund te kish marrë dhe sqarime nga 5 familjet fisnike pronare të Tironës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco