VIDEO e plotë e Gjicit/ Artan Hoxha: Alma më mori në telefon, më pyeti për...

09:48, 30/06/2023

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se Alma K, personazhi i videos erotike në zyrën e Safet Gjicit, e ka marrë në telefon pas publikimit të kësaj video, për ta pyetur se ku e ka gjetur materialin e plotë. 

Detaje të reja kanë dalë nga skandali Gjici, ku një bisedë e transkriptuar mes Alma.K dhe një personi tjetër, hedh dyshime se ndaj Gjicit ka patur një skemë shantazhi. 

"Më merr një moment kjo zonja, sepse më kërkonte me insistim. Në momentin që i hap telefonin, e nis bisedën, e di që kjo bisedë po regjistrohet. I them stop një minutë, mora telefonin tjetër dhe e ndeza ta regjistroj.

Sigurisht e kam regjistruar atë bisedë. Ajo donte të gjente nga e kam gjetur unë regjistrimin. Ajo kishte filluar hulumtimin tjetër. Ajo donte të gjente nga ka rrjedhur informacioni.

Dalja e filmimit të plotë prishi skemën e shantazhit të mundshëm.

Në rastin konkret ka patur një marrëveshje. Uroj që agjencitë e zbatimit të ligjit ta thonë se kush është paguar dhe çfarë ka marrë", deklaroi Hoxha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco