Pasi ‘groposi’ drejtësinë me Ramën, Yuri Kim ankohet për lirimin e Tahirit: Jam zhgënjyer

Pasi ‘groposi’ drejtësinë me Ramën, Yuri Kim ankohet për lirimin e Tahirit: Jam zhgënjyer

18:53, 02/06/2023

Pasi i hapën rrugën Edi Ramës për të kapur plotësisht drejtësinë, duke ‘groposur’ shtetin ligjor në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri një postim për lirimin e Saimir Tahirit.

Në mënyrë paradoksale, ajo shprehet e zhgënjyer për lirimin e tij.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në Shqipëri në sistemin e drejtësisë.

Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirante të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja,” shkruan Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco