Posterat kundër Veliajt kudo nëpër qytet, PD përgatitet për protestën para Bashkisë

16:32, 06/05/2024

Koordinator i Rajonit të Tiranës, njëkohësisht shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, së bashku me të deleguarin politik të Tiranës, Belind Këlliçi, kanë ngjitur në autobusë të ndryshëm në Tiranë posterin ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Posterat janë ngjitur edhe nëpër pika të ndryshme nëpër qytet si dhe në tabelat e afishimit të reklamave të ndryshme.

Në videon e publikuar në rrjetet e tyre sociale jepen mesazhet për protestën e paralajmëruar nga opozita që do të mbahet para godinës së bashkisë.

Në protestat e mëparshme nuk kanë munguar episodet e përplasjes së protestuesve me efektivët e policisë, si dhe janë hedhur kokteji molotovi në drejtim të godinës së bashkisë.

Opozita kërkon largimin e Veliajt, pasi e akuzon si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve dhe se qëndron pas abuzimit për të cilin janë akuzuar dhe arrestuar disa ish-drejtorë të bashkisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco