Tragjedia në Shkodër: Sot varrimi i 9-vjeçares Ergesa, i ati kërkon të ndjekë ceremoninë mortore

Tragjedia në Shkodër: Sot varrimi i 9-vjeçares Ergesa, i ati kërkon të ndjekë ceremoninë mortore

14:05, 06/05/2024

Familja e Erdgys Arrazit në Shkodër ka hapur dyert e mortit këtë të hënë, teksa përcillet në banesën e fundit Ergesa 9 vjeçe që humbi jetën tragjikisht në ujërat e lumit Buna, për shkak të dyshimeve të deritanishme të vetëflijimit. E ndërsa nëna e saj Alma Arrazi me dy fëmijët e tjerë të mitur ende nuk janë gjetur, vogëlushja po përcillet drejt banesës së fundit pa praninë e gjyshërve nga nëna dhe dajave. 

Syri Televizion mbërriti pranë familjes Arrazi ku zhvillohen homazhet, ku janë në pritje të lajmeve nga kërkimet në lumin Buna si dhe të aprovimit të kërkesës që Erdgysi,  i cili u arrestua pas zbulimit të ngjarjes, bëri për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Askush nuk pranon të flasë para kamerave, por shprehen se nuk është e vërtetë që 31-vjeçari ta ketë dhunuar.

Nga ana e të njohurve të familjes Arrazi ka pretendime që 39 vjeçarja e cila dyshohet se është vetëflijuar, merrte medikamente mjekësore.

Ndër të tjera ata konfirmojnë se ka patur një takim më 2 maj, ditën e zhdukjes mes Alma Arrazit dhe kunatës saj 

“I ka thënë pasi janë takuar se po vinte vëllai ta merrte nga Tirana dhe e kishte orientuar të kthehej në rutinën e saj. Po priste të vëllanë që jeton në Tiranë. Familja e saj jeton në Durrës. Nuk kanë ardhur në ceremoninë mortore. Erdgysi punonte në një servis celularësh, jepte jetën për fëmijët, me shumë halle iu dha gjithçka u nevojitej. Nuk është e vërtetë që e ka pritur ftohtë ngjarjen, ai bënte gjithçka për fëmijët”, tha një i njohur jashtë kamerave. 

Me sa thonë të njohur të familjarëve që kontaktojmë në rrugën “Et’hem Kazazi”, mes dy familjeve nuk ka kontakte nga momenti që ka ndodhur ngjarja, kjo sepse familja e Erdgysit nuk e justifikon veprimin e 39-vjeçares, ndërsa familja e kësaj të fundit pretendon se dhuna e bashkëshortit e detyroi Alma Arrazin të ndërmerrte një veprim të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco