VIDEO/ Berisha: Si ka mundësi që Dumani nuk thotë një fjalë për kompaninë ‘Harabel’ të Velicës që financohej me paratë e djegësit të Tiranës

21:04, 05/05/2024

Teksa është ndalur gjerë e gjatë te afera e shekullit me inceneratorin e Tiranës, Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngritur dyshime të arsyeshme në lidhje me fshehjen e provave dhe fakteve nga ana e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

‘Si ka mundësi që Dumani nuk thotë një fjalë për kompaninë ‘Harabel’ të Velicës që financohej me paratë e djegësit të Tiranës’, theksoi Berisha.

Berisha: Miqtë e mi!

Le të ftojë së bashku çdo qytetar të shtrojë pyetjen se si ka mundësi që Damani i partisë dhe Kraja i sigurimit nuk janë shprehur një herë të vetme se Erion Veliaj ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak dhe atij të qarkut, pa u mbledhur asnjëri në shkelje të ligjit, në mashtrim të plotë, në falsifikim të plotë.

Si ka mundësi që Dumani që shkon si hienë në gjah politik, si terrorist përpiqet të rekrutojë si në kohën e sigurimit të shtetit njerëz të ndershëm, gazetarë të ndershëm për llogari të Edi Ramës.

Si ka mundësi që nuk thotë një fjalë, nuk pyet një fjalë Simirxhiun drejtorin që firmosi me urdhrin e Velicës, kushërirës që çoi në burg kushëririn.

Si ka mundësi që Dumani dhe Zamani nuk thonë një fjalë për kompaninë ‘Harabel’ të Velicës që financohej me paratë e djegësit të Tiranës.

Si ka mundësi që Dumani fsheh emailet që Taulant Tusha dërgonte tek Klodian Zoto me 21 maj 2018, ku është dhe tabela e emërtuar plani financiar i landfillit të Tiranës.

Si ka mundësi që Dumani i partisë nuk ka konfiskuar asnjë qindarkë nga 135 mln të vjedhura paçka se sot janë me dhjetëra dokumente që dëshmojnë se si u shpërndanë ato për të blerë mediat, se si u shpërndanë ato për të blerë influencat, gjer dhe për të blerë opozitën, për ta heshtur opozitën.

Po, po.

Vjedhja e shekullit është kalbësira e shekullit o miq, por ne jemi betuar ti shkojmë gjer në fund, të nxjerrim të gjithë llumin e saj të shpëtojmë Shqipërinë.

Beteja e të martës është betejë për shpëtimin e Shqipërisë, për çlirimin e bashkisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco