Koti nga Komisariati: Tre anëtarët e PD u shoqëruan sepse protestuan për fjalën e lirë

20:12, 13/02/2023

Deputetja e qarkut Korçë, Sorina Koti live nga komisariati ku janë shoqetuar tre anëtarët e Partisë Demokratike pas protestëts para parlamentit, u shpreh ndër të tjera se tre të shoqëruarit janë ndaluar sepse po protestonin për fjalën e lirë, për plurlizimin politik

“Është protesta e radhës ku asnjë zë nk mund të cënohet , burgoset apo shoqërohet në komisariatet e Policisë , aktualisht janë 3 përfaqsues të Partisë Demokratike në komisariat por për shkak të moshës njëri prej tyre do të lirohet shpejt, dy të tjerë janë njëri I forumit dhe tjetri anëtar, të cilët janë ndaluar sepse po protestojnë për fjalën e lirë, për plurlizimin politik dhe për të mbrotjur të drejtën e fjalës. Unë sapo dola tani bashkë me kolegët e mi nga komisariati ku kemi marrë garanci se ata do të lirohen së shpejti sepse në fund të fundit është e drejta kushtetuese e ecsecilit nga ne për të protestuar, qoftë Brenda parlamenti apo jashtë tij.

Kështu që askush nuk ka të drejtë për të cënuar këdo që proteston për të drejtat e tij, ne do presim këtu deri në momentin që anëtarët tanë të dalin nga mabientet e komisariatit”, u shpreh Koti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco