Analisti Ylli Manjani ka ironizuar Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me aksionin e djeshëm ndaj krimit të organizuar ku janë sekuestruar më shumë se 3 milionë euro ‘cash’, si dhe sende të tjera me vlerë.
Në postimin e tij në Facebook, Manjani i sygjeron SPAK që ‘me paret e sekuestruara dje, mund të bëjë një godinë të re e të madhe për vete’ dhe ‘t’ja kthejë godinën e UKT AliBabVeliajt’.
‘Spak me paret e sekuestruara dje, mund të bëjë një godinë të re e të madhe për vete. T’ja kthejë godinën e UKT AliBabVeliajt. Ska pse t'ia dijë për nder hiç. Me atë rast i heq vetes edhe damkën e të qenit "koleg" me hajnin...’, shkruan Manjani në Facebook.
© SYRI.net