Drejtoria e Përgjithshme Detare ka lëshuar një paralajmërim sot për mjetet e lundrimit, pasi pritet përkeqësimi i motit.
“Në bazë të parashikimit të situatës hidrometeorologjike për vendin tonë për datën 4 -6 shkurt 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar pasditen e datës 4.2.2023 përgjatë gjithë bregdetit shqiptar.
Era do të jetë me drejtimin veri në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 30m/s. Lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra.
Situata në portet dhe radat për datën 4.2.2023 paraqitet si më poshtë:
Në portin e Durrësit, tragetet që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen ditën e sotme nga të dyja portet respektive. Ndërsa operimi i tragetit të linjës Durrës -Ankona-Durrës do vijojë normalisht.
Në Portin e Vlorës, linja Vlorë-Brindisi-Vlorë do të funksionojë normalisht.
Në portin e Sarandës, anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme do të funksionojnë normalisht .
Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.
Situata meterologjike detare pritet që të përmirësohet ditën e hënë.
Për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.
© SYRI.net