Gjokutaj: Ja faktet dhe konkluzionet që tregojnë se Lear Kurti është vrarë nga policia

Gjokutaj: Ja faktet dhe konkluzionet që tregojnë se Lear Kurti është vrarë nga policia

21:00, 23/10/2022

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në rrjete sociale për vdekjen e Lear Kurtit në duart e efektivëve të policisë. Gjokutaj rendit disa konkluzione dhe fakte që kanë dalë nga njoftimi zyrtar për vdekjen e të ndjerit Lear Kurtit, çka mund të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, i riu Lear Kurti është vrarë nga policia e shtetit ndërsa shton se provat janë të mjaftueshme që së paku grupi hetimor të regjistrojë precedim penal për 'vrasje'.

Statusi i Gjokutaj

Konkluzione qe dalin nga njoftimi zyrter per vdekjen e te ndjerit Lear Kurti:

1. I ndjeri ne vrapim te sforcuar per tju larguar policise e ka te pamundur gelltitjen e cfaredo sendi per me teper qe itinerari i ndjekjes deri ne kapjen eshte vetem 200 metra!

2. Te dhenat e bera me dije dhe kohezgjatja nga ndjekja deri ne dokumentimin e gjendjes se te fiketit apo pa ndjenja e perjashtojne versionin zyrtar. Edhe nese do te supozojme se i ndjeri ka gelltitur lenden narkotike ajo nuk mund te  shkaktoje toksikim brenda pak minutave shtuar ketu qe lenda narkotike e supozuar ka qene e ambalazhuar!

3. Berja e autopsise shume me heret se ligji i bazuar ne kritere shkencore percakton (12 ore pas vdekjes) ka patur qellim mos dokumentimin e demtimeve ne trup te shkaktuara nga dhuna te cilat me kalimin e kohes theksohen gjithmone e me shume dhe behen te dukshme!

4. Moslejimi i nje familjari ne berjen e autopsise referuar rrethanave konkrete te ngjarjes dhe mekanizmit te saj eshte nje tjeter veprim qe ka synuar pengimin e zbulimit te se vertetes!

Kaq eshte e mjafte per grupin hetimor qe se paku te regjistroje procedimin penal per “vrasje”! Te tjerat jane propagande! G

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco