'Jeni vrasës'/ Përfundon protesta për Lear Kurtin, thirrje për grumbullim edhe të hënën: S'do ndalemi

'Jeni vrasës'/ Përfundon protesta për Lear Kurtin, thirrje për grumbullim edhe të hënën: S'do ndalemi

19:35, 23/10/2022

Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të dytën herë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë.

Fillimisht ata u mblodhën para Ministrisë së Brendshme, ku bënë thirrje për drejtësi për të riun, ndërsa më pas u zhvendosen para  kryeministrisë.

Rama burg! Rama ik! Ju jeni vrasës. Drejtësi për Learin”, janë disa nga thirrjet që qytetarët bëjnë. Ata mbanin në duar veç pankartave, edhe foton e 32-vjeçarit nga spitali, me pranga në duar.

Pas afro një ore tubim, ata e kanë mbyllur protestën duke paralajmëruar se do të vijojnë sërish.Një nga të rinjtë që ka udhëhequr tubimin e sotëm për vdekjen e Lear Kurtit bëri me dije se protesta do të vijojë edhe të hënën, duke theksuar se orari i grumbullimit do të bëhet me dije orët në vijim përmes rrjeteve sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco