E rëndë në Gjirokastër, përmbyset zetori, humb jetën 85-vjeçari

E rëndë në Gjirokastër, përmbyset zetori, humb jetën 85-vjeçari

19:12, 23/10/2022

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në fshatin Karjan në Gjirokastër.

Sipas njoftimit nga Policia, shtetasi me iniciale F.D rreth 85 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit tip zetor, teksa po punonte tokën.

Mjeti është pëmbysur duke e zënë poshtë 85 vjeçarin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak 

Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco