Makinat përplasen 'kokë më kokë', 6 të plagosur në Kurbin

Makinat përplasen 'kokë më kokë', 6 të plagosur në Kurbin

19:09, 23/10/2022

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë 6 persona janë plagosur.

Siç duket edhe në pamje, përplasja ka qenë aq e fortë sa makinat janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoambulanca e Laçit dhe ka dërguar të plagosurit në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco