Nis protesta për Lear Kurtin, qytetarët: Shtet i dhunës! Edhe sa kufoma pret Çuçi që të japë dorëheqjen?

18:25, 23/10/2022

Për ditën e dytë me radhë ka nisur sërish protesta e qytetarëve pranë Ministrisë së Brendshme pas vdekjes së të riut Lear Kurti në duart e policisë.

Një qytetar në protestë tha për mikrofonin e Syri Tv se qytetarët janë të pambrojtur nga policia e cila sipas tij nuk mban asnjë përgjegjësi.

Më tej qytetari u shpreh se kemi një shtet të dhunës ndërsa theksoi se të gjithë duhet të dalin në protestë.

"Skemi asnjë mbrojtje nga policia. S'mbajnë asnjë përgjegjësi. Të ndërgjegjësohemi. Populli do triumfojë një ditë. Ky shtet, është shtet i dhunës."-tha qytetari.

Një tjetër kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

"Sa kufoma duhet të kemi ne në gjirin tonë që ministri të japë dorëheqjen. Vdiq një vajzë për fajin e policit, edhe ky tani. Jemi të rrezikuar. Duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë."-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco