Si u arrestuan vëllezërit Miri për vrasjen e Indrit Ndojit

Si u arrestuan vëllezërit Miri për vrasjen e Indrit Ndojit

18:16, 23/10/2022

Ishin provat e lëna në vendin e ngjarjes dhe objektet e gjetura në banesën e tyre pas kontrollit të Policisë, që çuan në arrestimin e dy vëllezërve Sajmir dhe Landi Miri, si autorë të vrasjes së Indrit Ndojit në Fushë-Krujë disa ditë më parë. Burime pranë grupit hetimor thanë se në vendin ku u gjet trupi i pajetë janë konstatuar gjurmë të vëllezërve.

Por teksa policia thotë zyrtarisht se ka provuar ligjërisht nëpërmjet të dhënave të marra nga provat, implikimin e dy vëllezërve, ata kanë mohuar para grupit të hetimit se janë autorë të ngjarjes së rëndë.

34-vjeçari Indrit Ndoji u qëllua disa herë me një kaçavidë në këmbë dhe për shkak të gjakderdhjes humbi jetën.

Sipas Policisë, ngjarja erdhi pas një sherri për motive banale i cili vijoi me konflikt fizik me viktimës dhe autorëve, shumë pranë banesës së prindërve të Ndojit.

Gjatë konfliktit ky i fundit u qëllua me kaçavidë dhe është gjetur vetem në mëngjes nga banorët e fshatit. 34-vjeçari duhet të ishte në banesë pasi ishte me masë sigurimi “Arrest shtëpie”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco