Neza: Hapi i parë për bashkimin e PD, Alibeaj të tërhiqet nga ankimimi në Gjykatë

18:23, 19/10/2022

Për analistin Sami Neza, hapi i parë për bashkimin e demokratëve duhet të jetë heqja dorë nga ankimimi i statutit të PD në Gjykatën e Tiranës. 

Neza tha në Task ForceSyri Tv, se grupi i Alibeajt duhet të tërhiqet nga padia dhe më pas ata të integrohen në institucionet e rithemeluara të PD. 

Sami Neza: Nëse duan të bashkohen, fjalori duhet të jetë krejt tjetër dhe qasja duhet të jetë ndryshe. Së pari, duhet të bëhen gjeste. Gjesti i parë i bashkimit mes grupeve në parti politike që nuk merren vesh, është të heqin dorë nga padia në Gjykatë. Grupi i Alibeajt duhet të tërhiqet nga Gjykata. Dhe pastaj, së dyti është afirmimi në institucione që tashmë janë të rithemeluara në PD përmes forumeve të saj. Secili të shkojë në vendin në vet, në grupin parlamentar, Kryesi, në Këshillin Kombëtar dhe natyrisht është nevoja e një revizionimi të Këshillit Kombëtar por edhe të Kryesisë në rast të bashkimit. Gjithmonë duke patur parasysh peshat. Pesha është e përcaktuar nga votimet, matja e mbështetjes në elektorat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco