Berisha: Soros është sponsor i të gjithë projekteve antishqiptare! Adriatiku është ëndrra ruse

Berisha: Soros është sponsor i të gjithë projekteve antishqiptare! Adriatiku është ëndrra ruse

12:35, 21/06/2022

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në promovimin e librit ‘Kurrë mos harro’ për gjenocidin serb në Kosovë se të gjitha projektet antishqiptare sponsorizohen nga Sorosi.

“Ne jemi shndërruar po aq vasalë sa ishin në vitin 1945. Por sot ka një faktor të tretë madhor. Dhe ky quhet George Soros.

Kam ndjekur më vëmendje reagimet ndaj Ballkanit të Hapur. Të gjithë serbofilët u hodhën në sulm për të mbrojtur Samitin e Ohrit, ku u mohuan krimet, u mohuan masakrat.

Krah për krah me ta, ishte seria e shërbëtorëve të Sorosit. Sponsor i të gjitha projekteve antishqiptare.

Unë lexoj me kënaqësi të madhe disa analistë amerikanë. Server, Bugajski, Jozef. Të gjithë reaguan me shpejtësi ndaj fjalës së Lavrovit. Por këta nuk thanë asgjë, pasi Aleks Soros është padroni i samitit.

Ky person, që përbën një monstër ndërkombëtare, dikton fuqishëm edhe ambiguitetin e politikës së SHBA, për shkak të ndikimit që kanë diplomatët amerikanë në rajon”.

“Çfarë është Ballkani i Hapur? A nuk e kanë bërë të qartë personalitetet evropiane, se ky është një projekt që nuk e përkrahim, madje është projekt antieuropian? De fakto është një projekt rus. De fakto është një projekt i vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon.

Kush e ka lexuar traktatin e tyre? Nuk kam gjetur njeri që të thotë se ka lexuar një nen. Por aty një vend të posaçëm ka Durrësi. Çfarë është ky vend i posaçëm i traktatit të Novisadit për Durrësin? Janë disa garanci shtesë për Serbinë. Kjo është ëndrra ruse. Ata kanë qenë të interesuar gjithmonë për Adriatikun në Ballkan. Interesi rus në Ballkan është Adriatiku.

Çfarë thotë traktati? 720 faqe tha Vuçiç, pa i lexuar njeri. Duke qenë haptas një projekt antieuropian. Një hordhi shqiptarësh e mbështesin në verbëri të plotë, duke harruar se cilat janë pasojat e tij shkatërrimtare. Duke harruar se nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç asgjësimit të shtetit të Kosovës dhe spastrimit të Shqipërisë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco