Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e mërkurë 22 qershor

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e mërkurë 22 qershor

11:15, 21/06/2022

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) edhe nesër moti do të karakterizohet nga orët e gjatë me diell.

Ndërsa në zonën e alpeve në mesditë do të ketë shi të izoluar.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 17 deri 31°C

në zona e ulëta 19 deri 36°C

në zona bregdetare 20 deri 33°C

Statusi i plotë i SHMU-së:

Përshëndetje nga SHMU!

Vendi ditën e mërkurë do të ndikohet nga kalimi i masave të nxehta të ajrit.

Moti përgjithësisht do të karakterizohet nga orë të gjata me diell dhe vranësira në pjesën verilindore të vendit.

Në zonën e alpeve në mesditë shi i izoluar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 17 deri 31°C

në zona e ulëta 19 deri 36°C

në zona bregdetare 20 deri 33°C

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco