Eksperti i pushtetit lokal: Rama presion para zgjedhjeve, s'jep kurrë zgjidhje, gjuha e tij skandaloze

17:20, 19/06/2022

Eksperti i pushtetit lokal Agron Haxhimali komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv mbledhjen e Ramës me kryebashkiakët. Sa i përket kolapsit financiar të disa bashkive, Haxhimali u shpreh se Rama bën presion por kurrë nuk jep zgjidhje.

"Ky është problemi më i madh që ka ai sa herë kritikon bashkiakët. Jam kundër gjuhës që Rama ka përdorur për 8 vite."-deklaroi Haxhimali.

Për krizën financiare në Bashkinë Vorë dhe Kavajë, eksperti tha se kryeministri Edi Rama është shumë i vonuar në këtë drejtim.

“Ato bashki kanë qenë në ato vështirësi. Që të jemi korrekt, borxhi që kishin bashkitë në 2015, bashkitë e reja po se po, ishte 12 miliardë lekë, tani është 6.5 miliardë lekë.

Ai nuk i kritikoi as në mandatin e parë, as në mandatin e dytë, i kritikon para zgjedhjeve tani.”-tha Haxhimali.

Më tej eksperti i pushtetit lokal theksoi se Rama po ushtron presion politik dhe do të rishikojë kandidimin e tyre.

Diskurs politik me të zgjedhurit, gjuha e njëanshme është e pafalshme, por ai nuk jep asnjëherë zgjidhje edhe pse është kryetari i qeverisë.”-deklaroi Haxhimali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco