Peleshi bëhet sërish meme: S'kemi pse të blejmë avion 50 mln €. Zjarret i shuajmë me lopata!

Peleshi bëhet sërish meme: S'kemi pse të blejmë avion 50 mln €. Zjarret i shuajmë me lopata!

22:23, 17/06/2022

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka mbajtur takimin e sistemit të mbrojtjes civile, me përfaqësues të bashkive dhe prefekturave Korçë, Elbasan dhe Berat.

Gjatë takimit ministri ka kritikuar bashkitë, duke u shprehur se duhet të japin me tepër fokus menaxhimit të emergjencave civile, për të ndërtuar kështu sektorët e veta në secilën bashki.

I pyetur nga gazetarët në fund të takimit mbi ishullin e Sazanit dhe flakët që përfshinë ishullin, ai shprehet se ishulli nuk u dogj, ushtarët dhe ushtria luajti një rol të veçantë ne fikjen e flakëve e se pikërisht bashkëpunimi me vendet e tjera përreth dha rezultatet të cilat u panë.

I pyetur n.q.s bashkitë kanë luajtur rolin e tyre në këtë sistem (emergjencat civile) ai shprehet se ka shumë bashki në Republikën e Shqipërisë që nuk po luajnë rolin që u takon në bazë të ligjit dhe se duhet të marrin me tepër seriozisht këtë situatë.

I pyetur mbi mungesën e helikopterëve Peleshi shprehet se nuk është e zgjuar te shpenzosh 50 milion euro në blerjen e një helikopteri e dhjetëra miliona euro të tjera në mirëmbajtjen e tyre, sesa të bashkëpunosh dhe jesh brenda komitetit European të emergjencave civile, të cilat bëjnë që vendi ynë të marrë ndihmën e kërkuar në kohën që ajo nevojitet.

A do të ngelet fati i zjarreve këtë verë në duart e shteteve të huaja?

Ai thotë, përkundrazi, Ministria e Mbrojtjes, bashkitë dhe prefekturat do të kenë në dorën situatën këtë verë dhe se ne kemi gjithë kapacitetet që nevojiten për të përballuar situatën e zjarreve.

Në momentet kur situata do të kërkojë ndihmë ndërkombëtare, nuk është turp të kërkosh ndihmën e shteteve bashkëpunuese të huaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco