VIDEO/ Flakët përpijnë banesën në Lushnje, familja mbetet në qiell të hapur

22:13, 17/06/2022

Një zjarr i rënë mbrëmjen e të premtes ka përpirë brenda pak minutash banesën e shtetasit Luan Mezini, në lagjen 'Kadri' të qytetit të Lushnjes. 

Zjarri ka qenë i shpejtë dhe i ndihmuar nga era e fortë është shpërndarë në të gjitha dhomat dhe ka djegur gjithçka.

Kryefamiljari Luan Mezini banonte me nënën dhe vajzën e tij ndërkohë që në momentin e djegies së banesën nuk ka pasur asnjë person brenda saj.

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. 

Familja tre anëtarëshe ndodhet tashmë në qiell të hapur, pasi kjo shtëpi e shkrumbuar ishte e vetmja strehë për ta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco