‘Tirana si Beograd i vogël’/ Berisha: Nuk mundet kurrkush të mbajë një parlament që mohon gjakun e shqiptarëve në Kosovë

‘Tirana si Beograd i vogël’/ Berisha: Nuk mundet kurrkush të mbajë një parlament që mohon gjakun e shqiptarëve në Kosovë

17:44, 03/06/2022

Këshilli Kombëtar i PD është mbledhur pasditen e sotme për të zgjedhur kandidaturat në strukturat drejtuese të selisë blu, në një garë transparente mes kandidatësh, emrat e të cilëve janë publikuar edhe në media.

Berisha i bëri thirrje Këshillit Kombëtar të dalë në debat për të gjitha problemet që po rrënojnë shqiptarët, ku më kryesori është qëllimi kombëtar i cili po rrënohet për ditë nga qeveria e Edi Ramës, duke e kthyer edhe në Tiranën në një Beograd të vogël.

Berisha: Ti dalim zot vendit ti dalim zot kryeqytetit dhe të mos pranojmë kurrë që Tirana të shndërrohet në Begradin e vogël për shqiptarët. Ata kërkojnë nga ne që të mos pranojmë kurrë që Edi Rama ky vasal i Vuçiçit, ky Duman i pushtetit, të shkelmojë mbi gjakun sakrificën e mbi 10 mijë fëmijëve grave dhe burrave të rinjve shqiptarë në Kosovë dhe nuk po flasim as për vitet ‘874, as për vitet 1912-1913, as në vitin 1945 por të gjitha këto në vitet 1998-1999.

Ka një thirrje në kushtrim për çdo shqiptar ti dalë zot interesit tonë kombëtar pasi pikërisht se nuk është mbrojtur ky interes, Shqipëria është rrokullisur dhe rrokulliset çdo ditë.

As një interes tjetër i qyetetarëve shqiptar nuk mund të mbrohet nëse nuk mbrohet interesi kombëtar i tyre.

Ju jeni forumi udhëheqës i PD-së dhe është e domosdoshme që të fillojë menjëherë, të fillojë që nesër një debat për të gjitha këto qëllime, partia duhet të dalë në fushëbetejë, nuk mundet kurrë kush të lozë me fatet e shqiptarëve.

Nuk mundet kurrë kush të barazojë Tiranën me banjalluken apo ta zhndërrojë në atë në Beogradin e vogël. Nuk do mund të ndodhë kjo, nuk mundet kurrë kush asnjëherë të mbajë një parlament që mohon gjakun e derdhur të shqiptarëve në Kosovë. 

Çfarë presin patriotët shqiptar të thuhet më shumë se nuk pranojmë dënimin e krimeve në Kosovë se nuk na lejon Vuçiçi me Ballkanin e Hapur.​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco