Berisha: Dumani faktoi lidhjet e krimit me qeverinë! Rama i grabiti shqiptarëve 300 mln € përmes bordeve

17:28, 03/06/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD se Shqipëria është e gjitha në duart e krimit. Berisha theksoi se dëshmitë e vrasësit serial Nuredin Dumani, faktojnë lidhjet e bandave kriminale me nivelet më të larta të qeverisjes.

Berisha u shpreh gjithashtu se qeveria e Ramës përmes bordeve i ka grabitur e plaçkitur shqiptarëve 300 milionë euro.

"Shqipëria është në duart e krimit. Vetëm ngjarjet e javës së fundit tregojnë se në Shkodër krimi dhe policia janë një.

Krimi godet në çdo skaj të këtij qyteti sikundër në çdo skaj të vendit. Ndërkohë dëshmitë e Dumanit, vrasësit serial të bandave të qeverisë të cilat dora dorës do bëhen publike, faktojnë lidhjet e këtyre bandave në nivelet më të larta të qeverisjes së sotme, faktojnë dominimin e tyre mbi shtetin mafioz të kryqëzuara më të dhënat e prokurorive.

Ndërkohë e shihni se në mënyrë të papërmbajtur shqiptarët shkasin përditë në varfëri e mjerim vetëm dy muajt e fundit qeveria e Ramës grabiti nëpërmjet bordeve 300 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Mbi 300 mijë fëmijë jetojnë në kufijtë e varfërisë ekstreme."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco