Farsa/ Rama mbledh Kryesinë e PS për emrin e presidentit

Farsa/ Rama mbledh Kryesinë e PS për emrin e presidentit

17:12, 03/06/2022

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së PS, për të diskutuar emrat e mundshëm, si kandidatë për president të Republikës. 

Emri që do të miratohet në Kryesi do të dërgohet për votim në Kuvend. 

Nesër në orën 18:00 Parlamenti zhvillon raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit.

Pas dështimit të tre raundeve të para ku Presidenti zgjidhej me 84 vota, në raundin e katërt do të mjaftojnë 71 vota.

Ky do të jetë presidenti i 7-të në 32 vite pluralizëm politik për Shqipërinë.

Këtë post e kanë mbajtur Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani dhe Ilir Meta.

Ndonëse në Kushtetutë thuhet se Presidenti përfaqëson unitetin e popullit, Shqipëria vetëm në një rast ka arritur të zgjedhë një president konsensual, Alfred Moisiu.

Mandati i Presidentit aktual, Ilir Meta përfundon më 24 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco