Berisha: Refuzimi i rezolutës për Srebrenicën nga Rama, ekzekutim për së dyti....

Berisha: Refuzimi i rezolutës për Srebrenicën nga Rama, ekzekutim për së dyti....

12:28, 03/06/2022

“Ekzekutim për së dyti”. Kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha qëndrimin e qeverisë për të refuzuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Berisha deklaroi se ky akt i Edi Ramës dëshmon qartë se Tirana po kthehet në një Beograd të vogël. Ai u shpreh se interesat çnjerëzore të Beogradit janë përparësi e qeverisë së socialistëve.

“Refuzimi nga qeveria aktuale pseudomaxhoranca aktuale për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë është akt makabër anti-kombëtar. Është përdhosje. Ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave dhe burrave të cilët u masakruan në suazën e operacionit Patkoi.

Që kishte për qëllim dhunën masive, masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve nga Kosova. Ky akt i Edi Ramës dëshmon qartë se Tirana nuk është gjë tjetër përveçse një Beograd i vogël. Interesat çnjerëzore të Beogradit janë preference dhe përparësia e qeverisë e Tiranës. Kjo situatë po shkon drejt një drame të vërtetë.

Nuk ka patriot shqiptar. Nuk ka qytetar të vërtetë shqiptar që mund të pranojë rreshtimin e Tiranës me Beogradin në qëndrim ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Një qëndrim të tillë mbajti Edi Rama dhe tre javë më parë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë”, dekalaroi Berisha.

Ai tha se ka besim se shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar qeverisë duke premtuar se PD do të angazhohet për t’i dhënë përgjigjen e merituar. “Kemi të bëjmë me një qeveri anti shqiptare që qeveris vendin për interesa të Beogradit, kjo e padurueshme e patolerueshme.

Kam besim se shqiptarët do i japin përgjigjen më të merituar në një kohë të ardhshme dhe PD do angazhohet, do i kërkojë të angazhimet në një debat me qytetarët për ti dhënë përgjigjen më të merituar”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco