Arjan Çani: Erion Veliaj do Dvoranin President! Rama, Majlinda Bregun

Arjan Çani: Erion Veliaj do Dvoranin President! Rama, Majlinda Bregun

22:54, 02/06/2022

Arjan Çani thotë se emrat që po qarkullojnë si kandidatë për Presidentë nga PS, janë Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu. 

Sipas Çanit, Dvorani mbështetet nga Erion Veliaj, ndërsa Rama preferon Bregun. 

Deri tani PS nuk ka publikuar asnjë emër dhe Presidentit pritet të zgjidhet thjesht nga vullneti i Edi Ramës. 

"Emrat që janë përfolur, janë Ardian Dvorani. Thonë që këtë e mbështet fort Erion Veliaj i Bashkisë. Përveç Erion Velisë e mbështet edhe Fatmir Xhafa dhe ambasada amerikane.

Majlinda Bregu ka shanse edhe pse duket sikur është djegur.

Rama e do shumë Majlindën për Presidente", tha Çani në "Të Paekspozuarit". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco