Deklarata e Felajt, Spahiu: Injoroi Kosovën! Rama kundër politikave SHBA-BE

22:21, 02/06/2022

Publicisti Nexhmedin Spahiu komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv deklaratën e Ermonela Felajt e cila tha se do të rrëzojnë rezolutën për njohjen e genocidit serb në Kosovë.

Spahiu u shpreh se Felaj ka injoruar interesat e Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi. Më tej ai deklaroi se kryeministri Rama po ndjek një politikë të pandershme që do të kenë pasoja afatgjata edhe për Shqipërinë.

“Jam dakord që është politikë, por të bërit politikë ka adiktivin, është e ndershme apo e pandershme.

Të bërit para, mund t’i bësh me djersën e ballit, por dhe duke plaçkitur njerëzit në rrugë, njëra e ndershme dhe tjetra e pandershme.

Një politikë të cilët e ndjek Rama, por është e pandershme dhe në faza afatgjata të padobishme për interesin e Shqipërisë.

Bie ndesh me politikën amerikane dhe europiane për Ballkanin.”-deklaroi Spahiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco