‘Urdhëroi heqjen e portretit të tij’/ Shkullaku: Nishani meriton nderime nga të gjithë, përveç Edi Ramës

‘Urdhëroi heqjen e portretit të tij’/ Shkullaku: Nishani meriton nderime nga të gjithë, përveç Edi Ramës

21:17, 02/06/2022

Analisti Armand Shkullaku, ka folur për ceremoninë e mbajtur ditën e sotme në nder të ish presidentit Bujar Nishani, që u përcoll në banesën e fundit.

I ftuar në ‘Të Paekspozuarit’, Shkullaku tha se Nishani meriton respekt dhe nderime nga të gjithë, përveç kryeministrit Edi Rama.

Shkullaku: Zoti Nishani, është një nga politikanët që ka qenë i respektuar dhe duhet respektuar për atë që ka bërë.

Meriton nderime nga të gjithë, përveç kryeministrit. Sepse ditën që ai është bërë kryeministër, Edi Rama ka urdhëruar heqjen e portretit të Presidentit të Republikes dhe vendosjen e portretit të Ismail Qemalit.

Është rasti të kujtojmë lehtësinë e papërballueshme të një aventurieri për të ndryshuar edhe rregullat në një shtet serioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco