VIDEO/ Publikimi i videos intime të 20-vjeçares, qytetarët protestojnë në Librazhd

20:07, 02/06/2022

Publikimi i videos intime të 20-vjeçares nga Librazhdi disa ditë më parë në media ka bërë qe ķëtë pasdite në qytetin e Librazhdit të organizohet një protestë.

Aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur në qënder të qytetit ku me pankarta në duar kanë përcjellë mesazhe të forta mbi rastin por edhe mbi të drejtat e grave.

Edhe pse në proteste numri i pjesëmarrësve ishte i ulët të gjithë nën zë flisnin për ngjarjen. Duket se kjo vijon të jetë tema e ditës në qytetin e vogël.

Qytetarët e Librazhdit e dënojnë publikimin e videos nga vjehërrit e 20-vjeçares. Sipas tyre ajo nuk duhej publikuar.

Pas ngjarjes  20- vjeçarja u mor në mbrojtje nga shoqatat e grave dhe ende nuk dihet nëse do të jetë në gjendje t'i rikthehet jetës normale në qytetin i cili gëlon ende emrin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco