Gripi vrau 1 milion shpendë në Shqipëri, fermerët kërkojnë dëmshpërblim

17:41, 02/06/2022

Kompanitë që u prekën nga gripi i shpendëve në vendin tonë, i kërkojnë qeverisë subvencionim, me qëllim ripopullimin e fermave me shpendë të rinj. Përfaqësues të shoqatës dhe operatorë shpendërritës, në një kërkesë të përbashkët i bëjnë thirrje qeverisë të kryejë subvencionimin e fermerëve sipas ligjit.                                    

Syri Tv

Pak muaj pasi vendi ynë u përfshi nga gripi i shpendëve, përfaqësues të shoqatave dhe pronarë të fermave që u prekën nga virusi, kanë kërkuar dëmshpërblim nga shteti, pasi po shkojnë drejt falimentimit.

Enka Rushani, përfaqësuese e një prej kompanieve më të prekura nga gripi i shpendëve, u shpreh se deri më tani shteti shqiptar nuk i ka dëmshpërblyer shpendërritësit e fermave.

Aida Deda, nga një tjetër kompani, u shpreh se dëmet për shpendërritësit e fermave të mëdha, janë të pallogaritshme, duke çuar në falimentim shumë operatorë ekonomik

Edmond Mara nga shoqata e shpendërritëse, apeloi për subvencionim të shpejtë të për operatorët, me qëllim që të rinisi popullimi i fermave me shpendë të tjerë.

Ligji e detyron shtetin të subvencionojë fermerët në rastet e fatkeqësive, siç ishte ajo e përhapjes së gripit të shpendëve në vendit tonë, që vrau mbi 1 milion pula në fermat ekonomike dhe ato familjare në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco