Tjetërsuan pronat në Sarandë - Kush janë dy biznesmenët dhe zyrtari i PS në kërkim

17:31, 02/06/2022

Shpallet në kërkim Ardian Kola ish-drejtor i Kadastrës dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Sarandës. Së bashku me Ardian Kolën, janë shpallur në kërkim dhe biznesmenët Bedri e Behar Muçobega, të cilët dyshohet se kanë përfituar 10 hektarë tokë duke falsifikuar dokumentat. Një ditë më parë, u arrestuan gjashtë persona, përfshirë zyrtarë të urbanistikës në bashkinë e Sarandës, juristen e Kadastrës si dhe një noter në qytetin bregdetar. 

SYRI TV

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i një dite më parë në Sarandë, ku u vunë në pranga 6 zyrtarë të Kadastrës dhe Bashkisë, për tjetërsimin e 10 hektarëve tokë. Në kërkim është shpallur dhe Ardian Kola ish-drejtor i Kadastrës dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Sarandës. Kola dyshohet se gjatë kohës që ka qenë drejtues i Kadastrës në qytetin bregdetar, ka falsifikuar dokumentat e pronësisë të tokës që është tjetërsuar më pas nga dy biznesmenë.

Së bashku me Ardian Kolën, janë shpallur në kërkim dhe biznesmenët Bedri e Behar Muçobega, të cilët dyshohet se kanë përfituar pronën nëpërmjet falsifikimit të dokumentave. Këta dy shtetas, sipas burimeve nga prokuroria dhe policia, dyshohets e kanë falsifikuar dokumentet e pronës.

Një ditë më parë, prokuroria e Sarandës lëshoi 9 urdhër arreste, 6 prej të cilëve u ekzekutuan. Në pranga u vendos drejtori i urbanistikës në bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga, Rovena Alikaj, që mbante detyrën e juristes së kadastrës në Sarandë.

Në pranga u vu noteri Aleko Anagnosti, i cili duket se ka noterizuar dokumentet e falsifikuara.

Policia arrestoi dhe Fredi Merkurin, punonjës i bashkisë së Sarandës, i cili ishte njëkohësisht dhe përfitues nga pronat e tjetërsuara. Në pranga ranë dhe dy sipërmarrës, Valter Llomi dhe Arhondia Caraj.

Të gjithë të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentat, kanë tjetërsuar sipërfaqe të konsiderueshme trualli në qytetin bregdetar të Sarandës. 

TE ARRESTUAR
1. Pandi Zhonga 40-vjec, Drejtor i Urbanisitikes ne Bashki
2. Rovena Alikaj, 33-vjec, juriste ne ASHK
3. Aleko Anagnosti 54-vjec, noter
4. Fredi Merkuri 61-vjec, punonjes ne Bashki (perfitues trualli)
5. Arhondia Caraj, 57-vjec, tregetare
6. Valter Llomi 54-vjec, tregetar

NE KERKIM
Ardian Kola (ish-Drejtor i ASHK)
Bedri Mucobega (biznesmen)
Behar Mucobega (biznesmen)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco