'Më ka ngacmuar me fjalë'/ Flet efektivi i policisë që vrau kolegun në Komisariatin Nr.3

'Më ka ngacmuar me fjalë'/ Flet efektivi i policisë që vrau kolegun në Komisariatin Nr.3

23:11, 23/05/2022

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku efektivi i policisë Ludian Zaimi vrau me armën e shërbimit në Komisariatin Nr.3 kolegun Çaush Saliasi.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale ndërsa në dëshminë e parë autori 25-vjeçar ka thënë se viktima e bullizonte.

"Më ofendonte, i kisha akumuluar të gjitha."-raportohet të ketë thënë Zaimi.

Këtij të fundit i janë vënë prangat ndërsa kanë nisur hetimet e mëtejshme për ngjarjen.

Komisariati Nr.3 në Tiranë është kthyer në skenë krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco