VIDEO/ Polici vret kolegun me armën e shërbimit, Komisariati Nr.3 në Tiranë kthehet në skenë krimi

22:13, 23/05/2022
A+ Aa A-

Syri.Net ka siguruar pamje nga Komisariati Nr.3 në Tiranë ku efektivi i policisë Ludian Zaimi vrau me armëzjarri kolegun e tij Çaush Saliasi brenda ambienteve të punës.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por ajo që dihet me siguri është se Komisariati Nr.3 është kthyer skenë krimi.

Efektivi Ludian Zaimi është ndaluar nga policia ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen. 

Mësohet se mes dy efektivëve fillimisht ka patur një sherr verbal për arsye banale, në momentin e ndërrimit të turnit. 

Ludian Zaimi dhe Çuash Saliashi ishin efektivë të patrullës së përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Njoftimi i Policisë për ngjarjen

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën "Mine Peza", në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra,  punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco