EMRI/ E plagosi kolegu me armë brenda në Komisariatin Nr.3, ndërron jetë efektivi i policisë

EMRI/ E plagosi kolegu me armë brenda në Komisariatin Nr.3, ndërron jetë efektivi i policisë

21:57, 23/05/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e së hënës. Komisariati Nr.3 është kthyer në skenë krimi pasi efektivi Ludian Zaimi ka vrarë me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi brenda ambienteve të komisariatit.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa mësohet se Saliasi ka ndërruar jetë teksa po dërgohej në spital.

Burime për Syri.Net bëjnë me dije se policët janë të dye efektive të patrullës së përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco