SPAK i vjen në ndihmë për Olsin, Rama çthur gojën për Gazment Bardhin

SPAK i vjen në ndihmë për Olsin, Rama çthur gojën për Gazment Bardhin

21:01, 25/04/2024

Pasi SPAK, përmes një njoftimi të pakërkuar, bënte me dije se nuk kishte pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, për shkak se ky i fundit nuk kishte depozituar asnjë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen Xibraka, Edi Ramës i erdhi goja.

Në fakt ai ka 72 orë, sikundër shprehet edhe vetë në reagime të ndryshme, që po kalon një moment të vështirë, pasi një reportazh në RAI3, i transmetuar të dielën e shkuar, ka nxjerrë zbuluar Kryeministrin, jo si piktor, por si një personazh të lidhur me krimin e organizuar.

Pak orë pasi SPAK shpërndau njoftimin e pakërkuar, të ngjashëm me ato ofertat e pakërkuara të PPP-ve që kryeministri i firmos ‘fap fap fap’, Edi Rama tha se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë kallëzim në SPAK, ndërsa ngre akuzat se Bardhi qëndron pas reportazhit të televizionit Italian “Rai 3” për Shqipërinë.

Ai deklaron se nënkryetari i PD-së nuk dorëzoi kallëzim në SPAK për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallëzim të rremë.

Në fakt, Gazment Bardhi nuk ka çfarë kallëzimi të depozitoj në SPAK, pasi ai i ka kërkuar Prokurorisë Speciale që të hetojë mbi dosjen e Xibrakës, atë fraksionin që mbahet pezull, pasi një nga personazhet që përshkruhet me detaje, nuk është arritur të identifikohet. Dhe Bardhi ka publikuar të dhënat e TIMS, që në fakt janë një indicia, që SPAK të hetojë dhe të provojë nëse bëhet fjalë për Olsi Ramën ose jo.

Por Edi Ramës pak i intereson kjo, pasi atij i duhej një indicia për të reaguar dhe këtë ia dha SPAK me atë deklaratën e ‘pakërkuar’ në formën e një njoftimi.

Deklarata e Ramës:

“Kam bërë kallëzim” po kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallëzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallëzimit inekzistent të ulëritur në parlament u janë ofruar si akte gjyqësore!

Hajde hajde ç’vete!

Për të sulmuar Shqipërinë me duart e të huajve, ky soj shqiposh ka që në vitin 1912 që nuk le poshtërsi, sajesë, hile e gënjeshtër pa e nxjerrë jashtë kufijve të këtij vendi, po kjo historia e kallzimit të pakallzuar për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallzim të rremë është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë, po soj burri që të ngrejë dorën sikur ka hedhur gurin, duke u hakërryer si të kishte vrarë shtatë zogj me atë gur që s’paska ekzistuar fare, nuk na kishin zënë akoma sytë!

S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat që ky soj shqiposh pa atdhe ia dha autorëve të atij emisionit skandaloz, për të kthyer në Itali kohën e vdekur kur Shqipëria ishte vend i zi dhe shqiptarët ishin delet e zeza të Europës!

Ta harrojë kush e tenton, ajo kohë nuk kthehet më se Shqipërisë dhe shqiptarëve s’u drejtohet dot më askush si të ishin jetimë pa identitet e pa gojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco