VIDEO/ Armand Shkullaku: Erion Veliaj çuditet se ka gazetarë që nuk paguhen prej tij

21:20, 02/05/2024

Gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gazetari Armand Shkullaku deklaroi se, Erion Veliajt i vjen çudi që ka gazetarë që nuk paguhen prej tij.

Sipas Shkullakut, aktualisht nuk ka një njeri që të mbrojë Veliajn publikisht.

‘Atij i vjen shumë çudi, që ka gazetarë dhe analistë që nuk paguhen nga Erion Veliaj. Me thënë të vërtetën se ka një shumicë që paguhen nga Veliaj.

Ai mendon se ai që nuk paguhen nga Erioni janë të këqijn. Pse të mos marrin dhe ata lekët dhe të rrinë rehat.

Ka shumë që mund ta mbrojnë Veliajn nëpër studio, por nuk ka asnjë që të ngrejnë zërin që të thotë pse e sulmoni.

Maksimumi që thonë se, e teproi opozita, se Erion Veliaj po forcohet se po e sulmon opozita.

Unë kam përshtypjen se ai të gjitha marrëdhëniet i ka ndërtuar mbi bazën e një interesi dhe nuk ka gjë të vërtetët.

Ka një njeri që gënjen që për dasmën e vet, se njeriu njëherë martohet. Ky gënjeu. Bëri dy dasma dhe thoshte kam bë një. Bëri gjithë ato shpenzime dhe thoshte i kam bërë me lekët e mamit.

Këta gazetarë që ai shan, ja kanë dhënë mundësinë që para 2 vitesh Erion Veliajt që të hetonte dhe kontrollonte se si funksiononin drejtorët, ‘5D’, inceneratorët etj.’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco