Reportazhi i Rai3, Bardh Spahia: Rama, autokratuci i çartur mendon se mund të kërcënojë edhe një media të lirë

Reportazhi i Rai3, Bardh Spahia: Rama, autokratuci i çartur mendon se mund të kërcënojë edhe një media të lirë

20:14, 24/04/2024

Bardh Spahia, anëtar i Kryesisë së PD-së, ka reaguar ndaj deklaratave të çartura të Edi Ramës, pas reportazhit të RAI3.

Spahia shkruan në një postim në rrjet, se autokratuci i çartur, mendon se mund të kërcënojë edhe një media të lirë europiane njësoj siç bën në republikën e tij të bananeve.

“Është e turpshme tentativa e Ramës për ti quajtur akuzat e autoriteteve antimafia italiane si shpifje ndaj Shqipërisë, ndërkohë që ato janë qartazi akuza direkte për Ramën, vëllain e tij Olsi dhe ministrat e funksionarêt e qeverisë si kokat e krimit dhe mafias”, shprehet Spahia.

Postimi nga Bardh Spahia

Autokratuci i çartur, lideri suprem mbarëbotëror mendon se mund të intimidojë, fyej dhe kërcënojë edhe një media të lirë prestigjoze europiane njësoj siç bën në republikën e tij të bananeve duke i treguar fytyrën e tij të vërtetë prej një diktatori të korruptuar të një narkoshteti edhe atyre pak mosbesuesve të  akuzave dhjetravjeçare ndaj tij, të opozitës shqiptare.

Është e turpshme tentativa e Ramës për ti quajtur akuzat e autoriteteve antimafia italiane si shpifje ndaj Shqipërisë, ndërkohë që ato janë qartazi akuza direkte për Ramën, vëllain e tij Olsi dhe ministrat e funksionarêt e qeverisë si kokat e krimit dhe mafias.

" Tashmë mund ta quajmë RAIA, Radio-Televizioni Italian Shqiptar! Kontakti drejtpërdrejt i kryeministrit shqiptar Edi Rama me drejtorin e Rai, Paolo Corsini, përfaqëson një përpjekje për të ndikuar në televizionin italian dhe veçanërisht në gazetarinë hulumtuese. Telefonata e kryeministrit Rama është një ndërhyrje e papranueshme që tejkalon rastin individual të "Report" dhe prek një problem më të gjerë të lirive të shtypit dhe pavarësisë së mediave shtetërore, të cilat duhet ti shërbejnë interesit publik në vend që të veprojnë si mjete për interesat politike të momentit.

Është thelbësore të përsërisim se televizioni shtetërorë duhet të jetë i lirë nga çdo formë komisionimi politik, për ti garantuar qytetarëve një informacion të saktë dhe jo manipulues",

shkruan në një njoftim për gazetën italiane "Il Fatto Quotidiano"  bashkëkryesuesi kombëtar i Europës së Gjelbër dhe deputeti i Aleanza Verdi e Sinistra, Angelo Bonelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco