'30 mln euro aferë'/ Këlliçi: Veliaj, i vetmi zyrtar që i janë kapur 9 drejtorë të zinxhirit drejtues, të gjithë biznesmenë

'30 mln euro aferë'/ Këlliçi: Veliaj, i vetmi zyrtar që i janë kapur 9 drejtorë të zinxhirit drejtues, të gjithë biznesmenë

18:48, 01/05/2024

Anëtar i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se me 30 milionë eurot e vjedhura me aferën ‘5D’ dhe 132 milionë euro me inceneratorin fantazëm, ka blerë media, pronarë dhe është paguar ReportTv, Karlo Bolino, televizioni qeveritar që baltos denoncimet e opozitës.

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV, Këlliçi theksoi se ‘Veliaj është i vetmi zyrtar, jo në Shqipëri dhe Ballkan, në Europë dhe më gjerë, i vetmi titullar insitutucioni që është kapur në një aferë 30 milionë euro ku janë vjedhur 100% fondet publike, ku zinxhiri drejtues i institucionit drejtorët kryesorë, 9 prej tyre, janë të gjithë biznesmenë’.

Këlliçi: Në fokusin e ditës janë dy çështje, inceneratori i Tiranës dhe ‘5D’-ja, dhe padiskutim EcoTirana, për këto të flasi Erion Veliaj.

Sot kemi të bëjmë me një kryetar bashkie që është i faktuar roli i tij në afera korruptive të njëpasnjëshme, duke filluar nga 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës dhe incenerator nuk ka, e thotë vetë Erion Veliaj dhe të gjithë, janë vjedhur 60 milionë euro me depozitimin e dherave nga biznesi i ndërtimit në landfillin e Sharrës dhe janë detyruar të gjithë biznesmenët e ndërtimit, pasi është shpikur kjo tarifë për t’i futur dorën në xhep atyre dhe këto para kanë avulluar dhe me këto para është blerë media, janë mblerë pronarë, është paguar ReportTv, Karlo Bolino, ka marrë truall privat që i’a kanë dhuruar shtetit pronarët për ta kthyer në shkollë gjimnaz në një zonë me 70 mijë banorë dhe e kanë kthyer në një televizion privat në shërbim të Erion Veliaj dhe qeverisë që hedh nga mëngjesi në darkë baltë mbi opozitën dhe denoncuesve dhe ky është fakt.

Është i vetmi zyrtar, jo në Shqipëri dhe Ballkan, në Europë dhe më gjerë, i vetmi titullar insitutucioni që është kapur në një aferë 30 milionë euro ku janë vjedhur 100% fondet publike, ku zinxhiri drejtues i institucionit drejtorët kryesorë, 9 prej tyre, janë të gjithë biznesmenë, kjo nuk ka ndodhur kurrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco