Kukës/ Bardhi: Koha e fjalëve dhe retorikës politike të marrë fund! Të gjithë bashkë për fitoren e PD në 2025

18:46, 12/05/2024

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, komentoi nga Kukësi takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Sipas Bardhit, Kukësi e ka marrë vendimin që Edi Rama duhet të ikë, pasi dha rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 2021-shit, por në atë kohë PD nuk arriti të bënte realitet ndryshimin.

Sipas Bardhit, Rama në katër vitet e mandatit të tij të tretë, e rëndoi edhe më shumë situatën, e boshatisi dhe shpopulloi edhe më shumë Kukësin dhe gjithë Shqipërinë, sa detyrohet tashmë ka nisur një tur në Athinë ku gjoja ka mbledhur emigratët duke i ofruar një koncert me moton ‘krenar për ju’.

‘Koha e fjalëve dhe retorikës politike nga ne lidershipi i partisë duhet të marrë fund. Tani është koha që të gjithë bashkë të veprojë dhe ky vit që na ka ngelur deri në zgjedhjet e ardhshme të 2025 të jemi ditë natë krahë jush që atë ndryshim që Kukësi e paralajmëroi 4 vite më parë ta bëjmë realitet me fitoren e PD në zgjedhjet e 2025’, u shpreh Bardhi.

Bardhi: Kukësi e ka marrë vendimin që Edi Rama duhet të ikë. Ka zgjuarsinë për të kuptuar që ‘mjaft është mjaft’ dhe koha e Edi Ramës do duhet të kishte përfunduar në vitin 2021.

Asokohe ne nuk mundëm t’ja dilnim që ta bënim realitet ndryshimin dhe katër vitet e mandatit të tij të tretë, e rënduan edhe më shumë situatën, e boshatisën dhe shpopulluan edhe më shumë Kukësin dhe gjithë Shqipërinë, sa detyrohet tashmë ka nisur një tur në Athinë ku gjoja ka mbledhur emigratët duke i ofruar një koncert me moton ‘krenar për ju’. Po ne jemi krenar për vëllezërit dhe motrat tonë në emigrim, por qeveria e Edi Ramës nuk i ka bërë ata krenarë për vendin e tyre.

Përveç se i detyroi të largohen nga Shqipëria pa dëshirën e tyre për shkak të mungesës së mirëqënies në vend, i detyron për shkak të kujdesit të pamjaftueshëm shëndetësor, që atje në emigrim ku janë të mbajnë edhe familjarët këtu.

Qëllimi i një politikani, i një kryeministri, i një qeverie nuk është të ndihet krenar për shqiptarët që janë jashtë por qëllimi i një qeverie dhe një kryeministri është t’i bëjë ata krenarë për qeverinë e tyre t’i bëjë krenar për vendin e tyre, duke i rritur pensionet prindërve që ata kanë lënë në Shqipëri, duke i’u ofruar arsim më të mirë vëllezërve dhe motrave që kanë lënë në Shqipëri, duke i’u ofruar rritje rroge miqve shokëve familjarëve të tyre që i kanë lënë në Shqipëri, duke i’u ofruar shërbim shëndetësor më të mirë prindërve që i kanë lënë në Shqipëri. A i ka bërë këto Edi Rama?

Përgjigjen ju e dini më mirë edhe se ne deputetët sepse e vuani përditë keqqeverisjen e Edi Ramës.

Koha e fjalëve dhe retorikës politike nga ne lidershipi i partisë duhet të marrë fund. Tani është koha që të gjithë bashkë të veprojmë dhe ky vit që na ka ngelur deri në zgjedhjet e ardhshme të 2025 të jemi ditë natë krahë jush që atë ndryshim që Kukësi e paralajmëroi 4 vite më parë ta bëjmë realitet me fitoren e PD në zgjedhjet e 2025.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco